Kongo – OKB denoncon dhunën dhe vrasjet e trupave qeveritare

Margot Uallstrom ka pohuar se trupat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara kanë informacione që sugjerojnë se ushtarët vendas kanë kryer abuzime të tilla. Sipas saj, ngjarjet në fjalë janë kryer në të njëjtin vend ku rebelët zhvilluan një fushatë masive vrasjesh dhe dhunimesh një javë më parë. Duke raportuar përpara Këshillit të Sigurimit mbi vizitën e saj në provincën e Kivut Verior, ëallstrom i ka bërë thirrje qeverisë së Kongos që të hetojë ngjarjet. Pas zbardhjes së fushatës masive të kryer në muajt Korrik dhe Gusht, paqeruajtësit e OKB-së që ndodheshin 32 kilometra larg zonës u kritikuan për reagimin e vonuar.

Advertisement