Kongo – 200 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Shpërthimi i çisternës i ka vënë zjarrin të gjithë fshatit në lindje të vendit, në provincën e South Kivu. Kamioni që vinte nga Tanzania, ishte plotë me benzinë. Sipas autoriteteve, bilanci prej 200 të vdekurish është ende provizor, ndërkohë që në momentin e shpërthimit ndodheshin shumë fëmijë. Në vendngjarje numërohen më shumë se 100 të plagosur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -