Prej javësh në mediat rozë qarkullon lajmi se Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë nisur një romancë së bashku dhe duket se këto spekulime janë të vërtëta pasi marrëdhënia e tyre sa vjen e bëhet me e fortë.
Sipas burimeve të revistës “People” Orlando është i vendosur të krijojë një lidhje serioze me këngëtaren, pasi raportohet që ajo të ketë takuar gjithashtu djalin e tij 5-vjeçar, Flynn.
Katy 31-vjeç dhe Orlando 39-vjeç janë parë disa herë me njëri-tjetrin muajin e fundit, ku gjithashtu kanë qënë të pranishëm në një fest të organizuar në shtëpinë e aktorit Robert Downey Jr.
Ditën e shtunë Katy dhe Orlando janë fotografuar së bashku teksa udhëtonin me makinën e aktorit, ndërkohë që Katy Perry dhe Flynn ishin ulur në sediljet e pasme të makinës.