Pas thashethemeve se janë lidhur, aktori Bradley Cooper dhe supermodelja Irina Shayk janë parë duke u puthur, rrugëve të New York.
Më pas të dy kanë ecur të kapur për dore.
Kjo nuk është hera e parë që Cooper dhe Shayk shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Edhe pse në festën e Rihanna-s pas Met Gala 2015 ata janë përpjekur të ruajnë distancën, më pas janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në 4 të mëngjesit.
Po ashtu, të dy kanë qenë në shfaqjen “Finding Neverland” si edhe në Darkën e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement