Koncesionet, PD: Dëmi në buxhet, 660 milion euro

Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku, tha se gjatë tre viteve të qeverisjes së majtë dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga koncensionet përllogaritet në 660 milionë euro.

Gjatë një komunikimi me gazetarët,  Tabaku tha se ato që nuk po tenderohen dot, qeveria po i jep me koncesion, ose partneritet publik privat, dhe në 900 ditë kemi një kosto prej 660 milion euro në buxhet. Kjo sipas të dhënave të publikuara nga vetë qeveria tha ajo.Sipas deputetes demokrate, koston më të larta që koncensionet i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit e mban Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement

Lidhur me koncesionin e TVSH-së, PD po pret nisjen e zbatimit të tij për të ndërmarrë më pas hapat ligjorë, pa përjashtuar këtu ngritjen e padisë në Prokurori për hetimin e këtij koncesioni.

“Koncesioni i TVSH-së do të lancohet në fund të shkurtit dhe PD do të vazhdojë hapat e tjerë në momentin që ky proces do të nisë. Atëherë ne do të vazhdojmë me hapat ligjorë”, paralajmëroi Tabaku.