Një konfrontim fizik mes deputetëve Pirro Lutaj dhe Asllan Dogjani është raportuar mesditën e së mërkurës në zhvillimet e Komisionit parlamentar të Sigurisë, teksa në të po diskutohej me dyer të mbyllura mbi buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas debateve të ashpra, teksa për të ndarë dy deputetët e përfshirë në konfrontim kanë ndihmuar edhe efektivët e ish-Gardës së Republikës, sot Struktura e Ruajtjes së Personaliteteve Shtetërorë.
Përpara këtij incidenti, masat e Shqipërisë kundër terrorizmit kanë çuar përfaqësues të SHISH të raportojnë në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika ka çuar në këtë rapotim zëvëndësin e tij, Ylli Alushi.
Në një mbledhje që zhvillohet me dyer të mbyllura, Alushi pritet të raportojë mbi të dhënat që disponohen nga organi i shërbimeve sekrete dhe masat që janë marrë kundër terrorizmit nga vendi ynë dhe a jemi të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj këtij rreziku.
Seanca dëgjimore zhvillohet për masat që SHISH ka marrë, si dhe informacionet për rrezikun e vendit nga terrorizmi.