Komisioni i Sigurisë, debate Ndreu-Braho

Foto Arkiv

Komisioni i Sigurisë ka miratuar sot, vetëm me votat e mazhorancës, disa ndryshime në ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike”. Mbledhja është karakterizuar nga debatet pasi opozita ka pretenduar se nuk është njohur me ndryshimet në ligj të cilat pritej të prezantoheshin gjatë mbledhjes së sotme. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe socialisti Pjerin Ndreu, njëherësh relator i këtij pr.ligji. Ai ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për ditën e nesërme, por kreu i Komisionit Spartak Braho a argumentuar se dita e nesërme do të ishte tepër vonë për shqyrtimin e këtij pr/ligji që pritet të kalojë në seancë plenare ditën e enjte. Nga jashtë dyerve të sallës së komisionit të sigurisë, nën kryetari i tij, Flamur Noka, ka akuzuar për afera korruptive. Z. Noka njoftoi se opozita nuk do të ishte e pranishme në vazhdimin e kësaj mbledhjeje.

Advertisement