Komediani i njohur pranon se ka shkuar në festat e Diddy që në moshën 16-vjeçare.

Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Nick Cannon, ka folur për festat famëkeqe të Sean ‘Diddy’ Combs’ në të cilat ka marrë pjesë kur ishte vetëm 16 vjeç.

Po them të vërtetën. Më kujtohet që qëndroja jashtë duke u përpjekur të futesha në një festë këtu në New York”, tha aktori 44-vjeçar për “Breakfast Club”, duke shtuar më tej:

Advertisement

Të gjithë po shkonin. Ishte si videoja e ‘One More Chance’. Ishte gjë e vërtetë”.

Videoklipi i përmendur nga Cannon ishte për një këngë të Notorious BIG, e cila u zhvillua në një festë të mbushur plot në New York.

Festimet e Bad Boy ishin zyrtarisht në New York në fund të viteve ’90”, përshkroi aktor dhe komediani, duke pretenduar se të gjithë shkonin në festat e tij.

“Bad Boy Records” quhet kompania diskografike e themeluar nga Diddy. Komentet e Cannon vijnë pasi një avokat me bazë në Teksas që mbikëqyr më shumë se 100 padi për sulme seksuale kundër Combs pretendoi se ka shumë njerëz të profilit të lartë të lidhur me krimet e supozuara.