Kolumbi – Sekuestrohen 4 tone kokaine

Policia kolumbiane njoftoi se ka sekuestruar katër tonë kokainë dhe 1,7 tonë substanca të tjera për prodhimin e kokainës në jug të Kolumbisë, në një laborator që, sipas autoritetve i përkiste grupit paraushtarak “Shqiponjat e zeza”. Droga është zbuluar në një laborator të fshehtë që, sipas policisë antidrogë, mund të prodhonte deri në pesë tonë kokainë në javë. Droga e prodhuar në këtë rajon në përgjithësi dërgohet drejt Shteteve të Bashkuara me rrugë detare, duke kaluar nga Meksika ose Amerika Qendrore.
Advertisement