Koalicioni opozitar regjistrohet në KQZ, PD në zgjedhje krah 15 partive

Partia Demokratike ka regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve koalicionin e udhëhequr prej saj.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti dorëzoi në KQZ dokumentat për regjistrimin e koalicionit opozitar, ku bëjnë pjesë 15 parti.
Duke folur për mediat Kosovrasti tha, “Sapo dorëzova kërkesën për regjistrimin në KQZ. Koalicioni quhet “Aleanca popullore për punë dhe dinjitet”.
Në të bëjnë pjesë 15 parti. Koalicioni është në përputhje me kodin zgjedhor dhe me aktin e KQZ si dhe është dorëzuar brenda afatit kohor”.

Advertisement