Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu prej pak muash është bërë baba për herë të parë. Lindja e vajzës së tij, e pagëzuar me emrin Lea, ka sjellë lumturi të madhe në çiftin e balerinëve Kledi Kadiu dhe Charlie Lazzaro.
E si një baba shembullor, këto ditë të ngrohta pranëvere Kledi po i shijion me shëtitje në ajër të pastër, së bashku me të bijën.
Në një foto të postuar në profilin e tij në Instagram, ai shfaqet i veshur sportiv duke shtyrë karrocën e Leas.
Mes impenjimeve të shumta të jetës profesionale duket se një nga gjërat që i shijon më shumë balerinit janë dalje në natyrë me Lean.