Klea Huta me një projekt të ri

Klea Huta, është një nga moderatoret më simpatike të cilën e ndjekim prej kohësh në ekranin e Tv Klan. Prej ditësh, nëpërmjet fotove në Instagram, ajo na ka paralajmëruar se shumë shpejt do të angazhohet me  një projekt të ri, duke mos zbuluar më shumë se për çfarë bëhet fjalë. E kontaktuar nga Blitz.al, moderatorja e “Gjeniut të vogël” ka treguar se do të jetë imazhi zyrtar i “Tirana Crossfit”, një qendër fitnesi në kryeqytet ku mund të ushtroheni fizikisht për një kohë shumë të shkurtër, prej 20 minutash, dhe të arrini rezultate efektive. Ajo ka treguar se e ka shumë për zemër këtë projekt, por për më shumë rreth tij na mbetet të rrimë në pritje mbi  të rejat nga bukuroshja Klea Huta.

Advertisement