Klaudia Pepa nis karrierën si balerinë në Itali

Në ditarin e saj imagjinar veten gjithnjë e kishte projektuar si balerinë të “Amici”.
Dhe Klaudia Pepa ia doli ta bënte endrrën realitet. Nga vjeshta e këtij viti ajo do të jetë një nga profesionistet e spektaklit të famshëm të talenteve të rinj “Amici” në Itali.
E rikthyer për pak ditë në Tiranë, për signorina “wow”, një karrierë e re është nisur përtej Adriatikut.
Sfiduese e përkufizion Klaudia kalvarin në “Amici”, nga vendimi për të konkuruar e deri në mbrëmjen e trofeve.
Karrierën dhe famën që 23 vjecarja po përpiqet të ndërtojë në Italinë fqinje ia dedikon koreografit dhe bashkëudhëtarit në jetë Albi Nako.
Pasi e pamë të kërcënte krah yjeve të artit italian dhe botëror si Ricky Martin apo Massimo Ranieri, për shqiptaren Klaudia Pepa stacioni i radhës për të mbërritur është Brodway.

Advertisement