Klajdi Haruni | Misteret

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, dje në 18:00 është publikuar MISTERET, video kënga më e re e Klajdi Harunit. Një prodhim i Threedots që mban firmën e Flori Mumajesit në të gjithë komponentët. MISTERET të pushton që në dëgjimin/shikimin e parë… Një këngë e përshkruar nga ndjenja e që të tilla përcjell… Nje klip i thjeshtë e pikërisht nga kjo thjeshtësi e ëmbël të bën për vehte. Një Klajdi Haruni me vokal të ngrohtë e të ndjerë dhe me një interpretim tejet të mirë në video. Jo për gjë po n’a duket se edhe është zbukuruar më tepër nga ç’ka qenë apo është efekti i partneres në klip? :p
Gjithsesi nëse dëshironi t’a shijoni këngën për herë të parë live, sonte në mbremjë Klajdi Haruni do të jetë një ndër të ftuarit e TOP SHOW MAG. Shijim të mbarë!

Advertisement