Kjo është dyshja e eleminuar këtë javë nga “Dancing with the Stars Albania”!

Këtë javë në “Dancing with the Stars Albania” u eleminua Arbër Çepani. Dy çiftet e mbetur në fund, pas grumbullimit të pikëve të jurisë dhe publikut, ishin Ardit & Jora dhe Arbër & Erisa. Juria vendosi për largimin e këtyre të fundit!

Ndryshe nga javët e kaluara ku konkurrentët performojnë kërcimet e mbrëmjes, kërcimi i fundit i dance-off ishte një improvizim. Arbëri dhe Arditi improvizuan duke kërcyer “I will survive” të Gloria Gaynor.

Advertisement

Spektaklin e kaluar, konkurrentët patën mundësinë të ndërronin partnerët dhe sot performuan me partnerë të tjerë (përveç rastit kur Arditi dhe Arbëri kërcyen në dance-off).

Javën e ardhshme, jurisë do t’i bashkohet Elvana Gjata. Gjithë mbrëmja do t’i dedikohet hiteve të saj. Kujtojmë se Elvana ka fituar “Dancing with the stars” në vitin 2012.

Spektakli u hap sot me një performancë emocionuese të balerinit dhe kryetarit të jurisë, Kledi Kadiut.