Tashmë çdo frigorifer ka vendin e posaçëm për vendosjen e vezëve dhe nuk e mendojmë gjatë se ku duhet t’i vendosim pasi teknologjia na e ka zgjidhur vetë këtë. Por së fundmi ekspertët kanë zbulurar se vendi se ku i vendosim vezët në frigorifer, mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Kur është fjala për vezët, ekziston një debat i madh se ku duhet të mbahen, disa thonë në frigorifer dhe të tjerët që thonë jashtë tij.Konsensusi i përgjithshëm është që të ruhen vezët në frigorifer, por jo në raftet e vezëve që gjenden zakonisht në derën e frigoriferit. Kjo bën dallimin midis vezëve kafe dhe të bardhë. Pse ky rregull? Sepse vendosja e vezëve në derën e frigoriferit mund t’i ekspozojë ato në temperatura të luhatshme kur hapni dhe mbyllni derën gjatë gjithë ditës. Kjo, nga ana tjetër, i bën ato të prishen më shpejt.
Burimi: Living