Kitaristi i Rolling Stones; Në prag të 75-vjetorit vendos që të lerë alkoolin

Në prag të 75 vjetorit, Keith Richards ka vendosur t’i japë fund me alkoolin. Pas një jete kushtuar hedonizmit dhe teprive, kitaristi i Rolling Stones i ka dhënë një kthesë të shëndetshme jetës së tij. “Prej rreth një viti kam hequr dorë, më lodhi. Herë pas here i lejoj vetes maksimumi një gotë verë ose një birrë”, u shpreh Keith Richards. Kështu është shprehur muzikanti në edicionin amerikan të “Rolling Stones”. Pas suksesit të korrur nga turneu I fundit nëpër Europë “No filter tour”, Rolling Stonsat do të rikthehen të luajnë LIVE nga prilli i ardhshëm, me një seri datash për koncerte të planifikuara në SHBA. Zgjedhja për të qëndruar I kthjellët është marrë nga ana e Richards edhe për respekt ndaj muzikës dhe fansave: “Më interesonte të luaja I kthjellët. Tani pjesët e kitarres I ekzekutojmë në mënyrë më të ndërgjegjshme. Jemi më të vëmendshëm te diferencat dhe hapësirat mes notave. Jemi 70 vjeçarë, por trondisim ende sikur të ishim 40”, tha Keith Richards. /TCH/

34216413771_51a0cb73fd_b

Advertisement