Një fakt të tillë e kanë bërë me dije drejtuesit e organizatës për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Uatch, sipas së cilës “forcat e sigurisë dhe protestuesit vetë duhet të fajësohen për përshkallëzimin e konfliktit në vend”. Trazirat që pështjelluan situatën në Kirgistan gjatë datave 6-8 prill, u cilësuan prej Human Rights Uatch si “incidenti më serioz i dhunës politike në këtë vend që nga pavarësia e tij”, pasi rezultuan me të paktën 85 të vdekur.