Kirgiztan – Hiqet imuniteti i ish-presidentit Bakijev, kërkohet ekstradimi i tij

Qeveria e Kirgistanit i ka kërkuar prokurorisë që të kërkojë ekstradimin e ish-presidentit për ta nxjerrë para drejtësisë. Presidenti i Kirgistanit, u rrëzua nga protestat e opozitës vendase dhe u largua nga vendi, ndërsa strehohej në qytetin e tij të lindjes prej nga ku kishte bërë dhe ofertë për dorëheqjen. Largimi i tij ishte rezultat i bashkëpunimit mes presidentit amerikan Barak Obama, atij rus, Dimitri Medvedev dhe presidentit kazak, Nazarbajev. Bakijev kërkoi pak javë më parë që të dorëhiqej, vetëm nëse atij i falej jeta.

Advertisement