Lajmin e ka bërë të ditur kreu i përkohshëm i shtetit, Azimbek Beknazarov, i cili ka deklaruar se Kirgizstani do të kërkojë ekstradimin e Bakiyev nga Bjellorusia për t’u përballur me ligjin. Bakiyev u rrëzua nga protestat e dhunshme që nisën më 7 prill, kur mbi 80 persona mbetën të vrarë. Qeveria e përkohshme thotë se administrata e Bakiyev udhëroi trupat ushtarake që të hapnin zjarr ndaj protestuesve. “Ne do të kërkojmë ekstradimin e Bakiyev në Bishkek për ta nxjerrë atë përpara përgjegjësive kriminale”, ka deklaruar Beknazarov.