Kryetari i Komisionit, Abdigani Erkebaev, tha se ish-ministri i brendshëm, ish-ministri i mbrojtjes, shefi i atëhershëm i sigurisë dhe ish-prokurori i përgjithshëm janë në mesin e atyre që duhet të mbahen përgjegjës për përleshjet vdekjeprurëse. Mbi 400 persona, kryesisht të pakicës uzbeke, kanë humbur jetën në trazirat në qytetin Osh dhe Jalal-Abad, ndërsa qindra-mijëra të tjerë ishin të detyruar të largohen nga shtëpitë.


