Ajo mund t’i japë shtysë tregtisë dypalëshe që arrin në 110 bilionë dollarë në vit. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se ekonomikisht, marrëveshja favorizon Taivanin, por Pekini shpreson të përfitojë avantazhe politike në kuadër të fushatës së tij për unifikimin. Marrëveshja shihet gjithashtu si kulmi i përpjekjeve të presidentit taivanez Ma Ying Jeou, i zgjedhur dy vjet më parë, për të ulur tensionet në Kinën.