Kinë – Shtetasit meksikanë në karantinë mjekësore

Më shumë se 100 persona, mes të cilëve shumë meksikanë ndodhen në karantinë në Kinë, që kur virusi u konfirmua tek një pasagjer nga Meksika. Autoritetet meksikane kanë thënë se shtetasit e saj po mbahen padrejtësisht, pasi askush tjetër nuk ka pasur simptoma të gripit. Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, bëhet fjalë për një karantinë mjekësore dhe jo akt diskriminues. Në një deklaratë të saj thuhet se Meksika duhet të kuptojë masat e Kinës dhe ta përballojë këtë cështje me objektivitet dhe me qetësi. Meksikanët thonë se do të dërgojnë në Kinë një avion që të transportojë vëndasit që duan të kthehen.

Advertisement