Kinë – Sekuestrohen 64 tonelata ushqim që përmbanin kimikate

Agjencia shtetërore kineze “Xinhua” ka bërë të ditur se autoritetet e provincës Kinghai e morën materialin nga një impiant që prodhonte ushqime të kontaminuara. Testet e kryera mbi kampionet e mbledhura treguan se qumështi pluhur përmbante 500 herë më shumë kimikate nga niveli i lejuar. Përdorimi i melaminës në vitin 2008 shkaktoi vdekjen e 6 foshnjeve dhe sëmuri 300 mijë të tjerë. 12 tonelata të tjera qumësht pluhur u sekuestruan gjithashtu në një provincë tjetër, pasi u konfirmua se ishte i infektuar.

Advertisement