Kina ka shënuar një rritje ekonomike 6.1% gjatë muajve të parë të 2009-ës, krahasuar me 6.8% që ishte rritja në tremujorin e fundit të 2008-ës. Përpara fillimit të krizës globale ekonomike, Kina ka pasur rritje dyshifrore. Megjithatë, autoritetet kineze thonë se rezultatet janë më të mira nga c’pritej.