Buxheti i Kinës për mbrojtjen do të arrijë në 480.6 miliardë jen, ose 70.24 miliardë dollarë, këtë vit, ose 14.9 përqind më shumë krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, deklaroi zëdhënësi i parlamentit duke e cilësuar si “modeste” rritjen e buxhetit ushtarak të vendit. Në vitin 2008, Kina deklaroi se do të shpenzonte 418 miliardë jen për ushtrinë, një rritje me 17.6 përqind krahasuar me vitin 2007.