Kinë – Reagime të ashpra për takimin mes Dalai Lama dhe Barak Obama

Qeveria kineze e ka ftuar ambasadaorin amerikan në Pekin që të protestojë për shkak të zhvillimit të këtij takimi, i paralajmëruar për të mos u mbajtur prej saj. Nga ana e saj, ministria e Jashtme e Kinës tha se takimi në Shtëpinë e Bardhë e “ka cënuar pranimin e vazhdueshëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara se Tibeti është pjesë e Kinës”. Duke shtuar se takimi “i ka dëmtuar seriozisht” marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. Nga ana e saj, Republika Popullore e Kinës kërcënoi disa herë me pasoja për marrëdhëniet bilaterale që para takimit faktin e pritjes nga Shtëpia e Bardhë të Dalai Lamës. Sipas saj, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve i cili jeton në ekzil, po angazhohet për shkëputjen e Tibetit nga Kina. Por Kalden Lodoe nga Bashkësia Tibetiane në Uashington është shprehur se ai nuk e kupton reagimin e tillë të palës kineze për këtë takim. “Barak Obama nuk është presidenti i parë amerikan që takohet me Dalai Lamën. Prej vitit 1990 atë e ka pritur secili president amerikan. Kështu që kjo është kthyer në rutinë”, tha ai.

Advertisement