Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përmbajtje, në mënyrë që të mos përsëritet dhuna e së dielës, ku në Ksinjang u vranë rreth 156 njerëz. Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” për zhvillimet në këtë rajon të Kinës. “Jemi thellësisht të shqetësuar për shkak të raporteve që flasin për një numër të lartë të njerëzve të vdekur dhe të plagosur nga dhuna në perëndim të Kinës”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs. Fuqitë evropiane shfaqën po ashtu vërejtjet e tyre në lidhje me incidentet e së martës.