Kinë – Marrëveshje me Rusinë për energjetikën

Friday, December 19, 2025

Nënshkrimi u bë gjatë një ceremonie për hapjen e një naftësjellësi që lidh dy vendet, ku ishin të pranishëm presidentët Medvedev dhe Jintao. Medvedev po viziton Kinën, ku së bashku me homologun e këtij vendi hapën naftësjellësin që do të furnizohet me naftën ruse, në kuadër të një pakti 20 vjecar. Të dyja palët e kanë vlerësuar lëvizjen në fjalë si “një epokë të re” në bashkëpunimin mes dy vendeve. Zëvendëskryeministri rus, Igor Sechin u tha reporterëve në Pekin se, Rusia ka qenë në bisedime të vazhdueshme me Kinën për planet e furnizimit me gaz natyror duke filluar nga viti 2015. “Rusia është e gatshme të plotësojë kërkesat e Kinës për gaz”, ka deklaruar Sechin. Por pavarësisht marrëveshjeve, dy palët nuk kanë rënë ende dakord për cmimin e gazit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -