Kinë – Jinping emërohet nënkryetar i Komisionit Qëndror Ushtarak

Sipas mediave ndërkombëtare, ky emërim shihet si një lëvizje për të caktuar Jinping si pasardhësin e presidentit Hu Jintao. Vendimi u mor në ditën e fundit të takimit vjetor të Partisë Komuniste kineze. Hu Jintao duhet të tërhiqet nga posti i kreut të kësaj partie në vitin 2012, ndërsa një vit më vonë nga posti i presidentit. Jinping u ngrit në detyrë nga Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste kineze, një këshill që përbëhet nga rreth 200 zyrtarë.

Advertisement