Kinë – Gatishmëri për të ndihmuar BE-në

Deklarata është bërë sot nga zëvendëskryeministri kinez, Uang Qishan, në hapjen e bisedimeve dypalëshe mbi ekonominë. “Pekini ka ndihmuar vendet anëtare të BE për të luftuar krizën e buxhetit të brendshëm”, ka deklaruar Qishan. Ndërkohë, përsa i përket tregut vendas, analistët parashikojnë se rritja e treguesit të cmimeve për konsum do të prekë pikun në tremujorin e parë të vitit 2011, por do të mbahet rreth kuotës 6%, ndërkohë që GDP-ja do të rritet me rreth 9%. Sipas analistëve, investimet dhe eksportet do të rriten gjithashtu me rreth 15% deri në 20% vitin e ardhshëm.

Advertisement