Kine – Bashkepunim me SHBA per te shpetuar ekonomine boterore

Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të shpëtuar ekonominë globale. Deklarata e shefit të diplomacisë kineze Jang Jieçi u bë gjatë një konference shtypi në Pekin. Jieçi shtoi se “në mjedisin ndërkombëtar të krijuar Kina dhe SHBA-ja ndajnë interesa të përbashkëta”. Kina do të marrë një rol drejtues në takimin e G20 në Londër ku do të jenë vendet më të zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Takimi do fokusohet në recesionin global.
Advertisement