Rreth gjysmë milion persona janë evkuar për shkak të ujërave që kanë depërtuar në shtëpitë e tyre, si pasojë e shirave të dendura. Rrebeshi ka fryrë lumenjtë, duke bërë që ata të dalin nga shtrati, përfshirë lumin Pearl në provincën e Guangdongut. Sezoni i shirave në Kinë, që filloi në muajin maj, erdhi pas thatësirës më të keqe që është regjistruar ndonjëherë në vendin aziatik. Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” raporton se shirat e dendura kanë shkaktuar edhe rrëshqitje toke me pasojë vdekjen e 35 personave.

Advertisement