Kinë – 140 persona humbin jetën dhe 816 plagosen nga trazirat

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet qeveritare kineze, të cilat i quajtën trazirat etnike një komplot kundër pushtetit të saj, duke nënkuptuar një shtypje të mundshme nga trupat e sigurisë. Banorët e rajonit dolën nëpër rrugët e kryeqytetit Urumqi në protesta, ku disa prej tyre i vunë zjarrin disa automjeteve dhe u përleshën me forcat e policisë. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se gjatë grevës ishin plagosur të paktën 816 persona. Policia kineze ka arrestuar qindra prej atyre që morën pjesë në trazira dhe dhunë, përfshi më tepër se 10 nga figurat kryesore që udhëhiqnin protestat dhe grevën në fjalë.