Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet e lumenjve si pasojë e reshjeve të forta të shiut, në pjesën qendrore dhe jugore të Kinës, u kanë kushtuar jetën të paktën 130 personave, si dhe kanë shkaktuar dëme ekonomike miliarda dollarëshe. Përmbytjet kanë dëmtuar linjat elektrike dhe furnizimin me ujë, ndërsa shumë rrugë janë bllokuar. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në provincën Huang-Zhiang, ku në disa zona, uji arrin lartësinë 2 metra. Me mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë, ndërsa dëmet nëpër dyqane janë të mëdha. Zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit u është dashur të ndërhyjnë në qindra raste për të shpëtuar jetën e njerëzve.