Kim Basinger në “Fifty Shades Darker”

Friday, December 5, 2025

Edhe pse tashmë është 62 vjeç, ende nuk ndalon duke marrë mbi vete role provokuese.

Aktorja Kim Basinger, do të jetë një ndër protagontistet e filmi të shumëpritur “Fifty Shades Darker”, seria e dytë e sagës së njohur “Fifty Shades of Grey”.

Revista “Variety” ka njoftuar se aktorja e njohur do të intepretojë rolin e Elena Lincoln, ish-të dashurës provokuese të protagonistit Christian Grey. Pikërisht të gruas që e preazantoi atë që në moshën e adoleshencës, në marrëdhëniet BDSM.

Kohë më parë, dolën zëra se disa nga progtagonistët do të largoheshin nga kasti, që realizoi filmin e parë.

Ndër të parët që vërtet u largua ishte regjisoria Sam Taylor-Johnson, ndërkohë që edhe aktori kryesor, Jamie Dornan u përfol se nuk do të ishte më pjesë xhirimeve.

Por më pas, të dy protagonistët Dornan dhe Dakota Johnson, pranuan se do të ishin sërisht pjesë e serisë së dytë të filmi, që ashtu si dhe libri pati shumë diskutime.

Pritet që “Fity Shades Darker” të ketë premierën e tij në shkurt të viti 2017.

SourceTv Klan
RELATED ARTICLES
- Advertisment -