Bëhet fjalë për qytetet Talca, Cauquenes dhe Constitucion, ku në qytetin veçanërisht të prekur Concepción kjo gjendje ishte vendosur pardje, pasi në qytetin me 500.000 banorë pati plaçkitje dhe trazira. Ndërkaq, mijëra trupa kiliane janë vendosur në qytetin e dytë për nga madhësia në Kili, me qëllim që të rikthejnë rendin, pasi vjedhjet dhe zjarrvëniet nisën të shtohen në Conception një ditë pas tërmetit të fuqishëm vendin. Autoritetet kanë vendosur ndalim qarkullimi dhe raportohen përleshje mes policisë dhe qytetarëve, të cilët kanë bastisur dyqanet për të marrë ushqime dhe se 60 persona janë arrestuar për shkeljen e ndalim-qarkullimit.