Një prej drejtuesve të operacioneve të gërmimit, Pedro Buttazzoni ka deklaruar se duhen edhe 160 metra për të arritur minatorët. Më herët, presidenti kilian Sebastian Pinera tha se skuadrat e shpëtimit janë shumë pranë arritjes së objektivit. Buttazzoni ka shtuar se grupi i tij ka gërmuar 464 metra gurë dhe se niveli i minatorëve pritet të arrihet brenda 3-4 ditëve. Minatorët janë bllokuar nën tokë prej dy muajsh.