“Jam këtu për t’u shprehur solidaritetin e Kombeve të Bashkuara, komunitetit ndërkombëtar gjithë popullit dhe qeverisë kiliane”, deklaroi Mun pak minuta pasi kishte zbritur në aeroportin e kryeqytetit Santiago. Sekretari i përgjithshëm do të takohet me presidenten Michelle Bechelet, e cila më parë në një deklaratë të sajën, pak orë pas rënies së tërmetit u shpreh se nuk do të kërkonte ndihmë prej ndërkombëtarëve, por gjithashtu, nëse ajo do të ofrohej, as nuk do ta refuzonte atë.