Aktorja ka vendosur të zgjidhë kontratën që kishte me kineastin Woody Allen për të xhiruar një film të ri i cili do të nisë xhirimet këtë verë në Londër. Akoma nuk dihen arsyet e kësaj tërheqjeje, por ndërkohë që aktorja nuk ka bërë deklarata për të sqaruar arsyet, kineasti Allen është jashtë kësaj polemike. Ai është i zënë me komedinë e tij të fundit “Whatever Works” që do të prezantohet në Amerikë më 19 qershor.