Javën e fundit aktorja hollivudiane e ka vizituar Haitin në rolin e ambasadores së vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ka kërkuar që të ndërpritet dhuna ndaj femrave.“Gjatë kësaj vizite e pash nga afër se sa ndikon kjo katastrofë humanitare te gratë dhe vajzat”,- ka thënë Kidman. Aktorja ka shtuar se mungesa e strehimit dhe sigurisë, i bën ato më të lëndueshme dhe më të ekspozuara ndaj abuzimit dhe dhunës, sidomos asaj seksuale.