Nicole Kidman ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në ndarjen e çmimeve të teatrit London Evening Standard.
Ajo ka fituar këtë çmim për portretin e saj si shkencëtare e AND-së, Rosalind Franklin, në filmin Photograph 51.
“Është e jashtëzakonshme të marr pjesë këtu sot, dhe jam shumë e lumtur që ia dola. Ia dola për babanë tim që ishte një shkencëtar, dhe gjithashtu për Rosalind, që nuk u njoh gjatë jetës së saj. Kjo ka qënë shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë Kidman.