Kidman: Do të doja më shumë fëmijë

Aktorja hollivudiane Nicole Kidman do të dëshirontë të kishte më shumë fëmijë me bashkëshortin e saj aktual, muzikantin Keith Urban.

Në një intervistë ekskluzive për revistën “Vogue”, fituesja e çmimit Oscar, është shprehur tepër e dashuruar pas bashkëshortit të saj, megjithatë ajo ka rrëfyer se do të donte ta kishte njohur më parë 47-vjeçarin.

Advertisement

Kidman dhe Urban u martuan në 2006 -ën dhe kanë 2 fëmijë bashkë, Sunday Rose dhe Faith Margaret.