Kiara nuk i kursen deklaratat e njëpasnjëshme të dashurisë ndaj Luizit!

Pas deklaratës së mbrëmshme ku u shpreh se në “Big Brother Vip” kishte njohur dashurinë e jetës, Kiara Tito e ka “bombarduar” Luizin me fjalë të ëmbla.

Teksa ndodheshin të ulur pranë njëri-tjetrit, ka qenë moderatorja ajo që ka folur dhe këngëtari ai që si në ëndërr ka dëgjuar fjalët që prej kohësh priste të dëgjonte.

Advertisement

“Nuk është normale. Aq më shumë që kalon koha, aq më mirë ndjehem me ty. Mund të vijë një ditë që thua u mërzita, u mërzita duke ndenjur me një njeri gjatë. Nxehesh, zihesh, por është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria,”-tha Kiara.

Nuk mjafton me kaq! Tito i tha Luizit që emocionet që i ka shkaktuar ai, prej kohësh nuk i kishte përjetuar.

“Kisha kohë që nuk i përjetoja këto emocione. Janë ndryshe sigurisht emocionet, por kisha kohë që nuk i përjetoja kështu. Sikur kisha vdekur brenda. Nuk kisha asnjë lloj mendimi, asnjë lloj frymëzimi. Ndjehesha sikur isha 50 vjeç, fiks pa emocion brenda. I bëja gjërat robotike,”-përfundoi Kiara.