“Kështu xhirohet një skenë seksi”, Eni Shehu publikon pamje nga prapaskenat e “Ndërkombëtarët” (Video)

Eni Shehu vjen për herë të parë si protagonist në filmin me metrazh të gjatë “Ndërkombëtarët”. Me regji të Pluton Vasit, ky projekt është pritur me padurim nga të gjithë artdashësit, që pas lajmit për përfundimin e xhirimeve.

“Epo gjërat e bukura mesa duket duan pak kohë”, ka shkruar Eni poshtë publikimit të posterit në rrjetet sociale. Nuk e ka lënë me kaq, pasi ditën e sotme ai na zbuloi një nga momentet më ‘pikante’ të prapaskenave. “Një skenë seksi brenda makinës, u xhirua kështu”, është ky shkrimi i Enit poshtë videos ku shihen dy djem nga ekipi i filmit, teksa tundin automjetin nga jashtë.

Advertisement

“Ndërkombëtarët” do të mund ta shihni në Cineplexx nga data 31 tetor e në vijim, por çfarë duhet të dini për filmin? Jemi një vend i destinuar për t’i parë ‘të jashtmit’ si të vetmit rregullatorë e vendimarrës të jetës në vend dhe integritetit. Duke na sjellë para syve historinë e dashurisë së Roshit (Eni Shehu) me spanjollen e bukur, si një ëndërr që protagonisti e bëri realitet e më pas e humbi, filmi të rrëmbën në një udhëtim ironik dhe emocional, mes dashurisë, dëshpërimit, intrigës, dhimbjes, humorit dhe shpresës.

 

Me një kast të përzgjedhur aktorësh, ku dallojnë emra si: Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Kastriot Çaushi etj., ditën e fundit të muajit mos harroni t’ia dedikoni kinemasë. “Ndërkombëtarët” nuk duhet humbur për asnjë arsye! /News31.al