Kështu festohen Pashkët!

E gjithë familja Kardashian dhe Jenner ka qenë më e bashkuar se kurrë me rastin e festës së Pashkëve.Të gjithë yjet e “Keeping Up With the Kardashians” kanë vajtur në kishë në Los Angeles, së bashku me fëmijët, por edhe me një mik të familjes.
17 vjecarja Kylie Jenner me vete ka marrë të dashurin e saj 25 vjecar, Tyga, i cili në krahë mbante djalin e tij 2 vjecar, King. Cifti është përfolur shumë nëse kanë një lidhje apo jo, më tepër për shkak të diferencës në moshë dhe faktit se Kylie ende quhet minorene.
Kourtney Kardashian, 35, ka marrë me vete djalin, Mason, dhe vajzën, Penelope. Po ashtu, edhe Kim ka marrë vajzën, North ëest, ndërsa me to ka qenë edhe babi Kanye, të tre të veshur me të bardha.
Por, veshur në një mënyrë që ka hapur jo pak diskutime online ka qenë Kendall Jenner, 19 vjecarja e cila kishte vendosur të nxirrte barkun jashtë. Me të ka qenë edhe e motra Khloé Kardashian.
Ndërsa mami Kris Jenner, 59 vjece, me vete kishte marrë të dashurin e saj të ri Corey Gamble.
Më herët Kris dhe Khloe kishin ndarë me fansat e tyre në Instagram një fotografi të vjetër të festës së pashkëve ku shfaqeshin Khloe, Kourtney dhe Kim me babain e tyre të ndjerë Robert Kardashian.

Advertisement