Këshilli i mandateve vendos nesër për arrestimin e Frrokut

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar një tjetër kërkesë për autorizim arrestimi në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ku i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e Frrokut për llogari të drejtësisë belge.Këshilli i mandatave dhe legjislacionit do të mblidhet sërish ditën e dielë në orën 16:00, për të vendosur në lidhje me kërkesën e prokurorisë së përgjithshme për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Mark Frroku.
Në njoftimin për shtyp të kuvendit thuhet, se në ambientet e Kuvendit, do të mblidhet Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren në datën 29 mars në orën në 16:00.
Pas mbledhjes këshilli do të hartojë një raport i cili do ti paraqitet seancës plenare, nga ku do tëvendoset më pas në seancë parlamentare për arrestim ose jo të Frrokut.
Më herët ky këshill ka vendosur që ti paraqes Kuvendit një raport ku të pranohej kërkesa e prokurorisë për arrestim të dy deputetëve. Nëse kërkesa për arrestimin e Frrokut do të pranohet, deputeti i partisë kristian Demokrate do të duhet të arrestohet sërish.
Kërkesa prokurorisë shqiptare bazohet në një kërkesë të prokurorisë belge, që të arrestohet deputeti Frroku, pasi akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999.

Advertisement