Këshilli i Europës mbështet reformën territoriale

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me z. Andreas Kiefer, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit për Autoritetet Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës (KiE) dhe z. Alfonso Zardi, Drejtor i Departamentit të Demokracisë në KiE.

Ministri Çuçi vuri në dukje ecurinë e reformës administrativo-territoriale dhe hapat që po ndërmerren për realizimin e strategjisë së decentralizimit, konkretisht për hartimin e dy nismave të rëndësishme ligjore si ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe ligji për financat lokale. Z. Kiefer theksoi mbështetjen për ecurinë e reformave në strukturat e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë e KiE për të asistuar dhe vëzhguar zgjedhjet vendore që do të mbahen në Shqipëri për herë të parë në 61 bashki. Të pranishmit në takim shkëmbyen pikëpamjet e tyre për reformat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore dhe respektimin e demokracisë vendore. Këshilli i Europës i cili ka një rol udhëheqës në çështjen e reformave territoriale që po realizohen në shumë vende të Europës, do të vijojë të mbështesë reformat prioritare të qeverisë shqiptare në këtë fushë.

Advertisement