Këshilla për ushqim të shëndetshëm gjatë pandemisë COVID-19

Ushqimi i duhur dhe sasia e mjaftueshme e ujit gjatë pandemisë me COVID -19 janë thelbësore. Njerëzit që konsumojnë ushqim të duhur mund të jenë më të shëndetshëm, me sistem imunitar më të fortë dhe rrezik më të vogël nga sëmundjet kronike dhe ato infektive.

Për të marrë çdo ditë vitaminat, mineralet, fibrat dietike, proteinat dhe antioksidantët që i duhen trupit tuaj, ju sugjerohet të hani ushqim të freskët, natyral dhe të llojllojshëm.

Advertisement

Për të ulur ndjeshëm rrezikun nga mbipesha, sëmundjet e zemrës, goditja (pika) në tru, diabeti dhe disa lloje të kancerit ju duhet të pini mjaft ujë, shmangni konsumimin e sheqerit, yndyrës dhe kripës.

Hani ushqime të freskëta dhe natyrale çdo ditë

Hani fruta, perime, bishtajore (p.sh. fasule), arra dhe drithëra (p.sh. misër, miell, tërshërë, grurë, oriz, kafe, niseshte ose rrënjë, të tilla si patate, karota), dhe produkte shtazore (p.sh. mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

Çdo ditë hani:

2 pjata me fruta (4 porcione),

2.5 pjata perime (5 porcione),

180 g drithëra dhe 160 g mish dhe fasule (mishi i kuq mund të hahet 1−2 herë në javë, dhe pulat 2 apo 3 herë në javë).

Për antipastë, zgjidhni perime të papërpunuara dhe fruta të freskëta në vend të ushqimeve të pasura me sheqer, yndyrë ose kripë.

Mos i zieni perimet dhe frutat pasi kjo mund të çojë në humbjen e vitaminave të rëndësishme.

Kur përdorni perime dhe fruta të konservuara ose të thata, merrni ato pa kripë ose sheqer të shtuar.

Pini mjaft ujë çdo ditë

Uji është thelbësor për jetën. Ai bartë lëndët ushqyese dhe materiet e nevojshme në gjak, rregullon temperaturën e trupit, largon mbeturinat, dhe lubrifikon dhe nyjet e komblikut.

Pini 8-10 gota ujë çdo ditë.

Uji është zgjidhja më e mirë, por mund të konsumoni edhe pije të tjera, fruta dhe perime që përmbajnë ujë, për shembull lëng limoni (i tretur në ujë dhe i pangopur), çaj dhe kafe. Por kini kujdes që të mos konsumoni shumë kafeinë, dhe shmangni lëngjet e ëmbëlsuara të frutave, shurupet, lëngjet e koncentruara të frutave, lëngje të gazuara apo jo të gazuara pasi ato të gjitha përmbajnë sheqer.

Kërkoni këshillim dhe mbështetje psikosociale nga profesionistë të trajnuar të kujdesit shëndetësor dhe gjithashtu nga miqtë dhe bashkëmoshatarët tuaj në komunitet

Burimi: Top Channel