Këshilla e Melanie Griffith: Mos u marto!

Një këshillë e habitshme vjen nga Melanie Griffith, e cila një vit më parë u nda pas 19 vitesh nga bashkëshorti i saj, Antonio Banderas.

Në premierën e filmit të ri të vajzës së saj Dakota Johnson, “Si të jesh beqar”, aktorja 58-vjeçare u pyet nga mediat për këshillën më të mirë për femrat që të jenë beqare. Ajo u përgjigj: “Mos u martoni!”.

Advertisement

“Nuk është e nevojshme”, ka shpjeguar aktorja e cila është fotografuar në premierë me ish bashkëshortin, Don Johnson, dhe vajzën e tyre Dakota. Ajo është martuar katër herë, dy here prej të cilave me Johnson.